Tyson Fury është shpallur kampion në WBC, pasi ka mposhtur Deoanty Wilder në raundin e 7-të.

Fury zhvilloi një nga meçet më të mira në karrierën e tij – duke vazhduar kështu në 31 ballafaqime pa humbje – kurse Wilder u njoftua me humbjen për herë të parë

Boksierët kanë fituar një “mal” me para nga ky ballafaqim.

Sipas ESPN, të dy boksierët do të fitojnë nga 3.85 milion funte (5 milionë euro).

Por pretendohet se Wilderit dhe Furyt iu janë garantuar më shumë se 25 milionë euro dhe një përqindje të të hollave nga të drejtat televizive, shkruan GazetaBlic.

Sipas mediumit në fjalë – Fury mund të arrijë në shifrën e 40 milionë eurove të fituara, kurse Wilder në 35 milionë.

Share.