Faza eliminatore e Kupës së Shqipërisë tanimë ka përfunduar, ku skuadrat si Teuta, Vllaznia e Dinamo Tirana kanë siguruar kualifikimin tutje për në çerekfinale të kësaj gare.

Teuta e eliminoi skuadrën e Luzit me rezultat 6:3, Vllaznia me rezultat të përgjithshëm 5:2 mposhti skuadrën e Labërisë, ndërsa Dinamo Tirana e mposhti brenda dy ndeshjeve Erzenin me rezultat 2:1.

Po ashtu, kualifikimin tutje e siguroi edhe skuadra e Tiranës e cila brenda dy ndeshjeve e shkatërroi skuadrën e Shkumbin Peqin me rezultat të thellë 9:0.

Tani është kompletuar me skuadra faza e çerekfinales, ku në kuadër të kësaj faze në Grupin A do të kemi përballjen mes Dinamo Tiranës dhe skuadrës së Tiranës.

Çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë i gjeni më poshtë.

Grupi A

Dinamo Tirana – Tirana

Besëlidhja – Partizani

Korabi – Teuta

Bylis – Skënderbeu

Grupi B

Pogradeci – Vllaznia

Laçi – Tomori

Flamurtari – Kastrioti

Egnatia – Kukësi /TV Malisheva

Share.