N’Pult me Resim Morinën vazhdon edhe sonte me fillim nga ora 20:30 në TV Malisheva, ku të ftuar do të jenë kandidatët për kryetar të Komunës së Malishevës.
Kandidatët që synojnë ulësen e të parit të Kosovës së Malishevës do të shpalosin programin e tyre, raporton TV Malisheva.
Të ftuar janë të gjithë kandidatët për kryetar të Komunës së Malishevës, nga të gjitha partitë politike.
Në këtë emision do të preken të gjitha temat, duke filluar nga ekonomia, infrastruktura, arsimi, shëndetësia, kultura dhe shumë çështje tjera me interes për malishevasit.
Ndiqeni debatin me fillim nga ora 20:30, qëndroni me TV Malisheva. /TV Malisheva