Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në kuadër të fushatës, Kastrati po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.
Kastrati ditën e sotme ka vizituar fshatin Senik, me ç’rast ka siguruar banorët se bashkë do të bëjnë punë të mira deri në urbanizimin e mirëfilltë të këtij fshati.
Ja shkrimi i tij:
Seniku ka vendosur që më 17 tetor të votoj në mënyrë masive për fitoren tonë pa balotazh.
Pritja entuziaste dhe vendosmëria që pamë tek banorët e pranishëm në takim, është dëshmi e qartë se më 17 tetor do të shënojmë një fitore pa balotazh në Malishevë.
U jemi tejet mirënjohës përkrahësve tanë në Senik dhe i sigurojmë se bashkë do të bëjmë punë të mira deri në urbanizimin e mirëfilltë të këtij fshati.
Voto 119 /TV Malisheva