Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Krasniqi, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në kuadër të fushatës, Krasniqi po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.
Krasniqi së bashku me deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, të shoqëruar nga kandidatet për Kuvend Komunal kanë vizituar QKMF-në “Shpëtim Robaj” në Malishevë.
Ja shkrimi i tij:
Në kuadër të tetorit si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sot vizituam shërbimin e mamografisë. Një delegacion i prirë nga kryetari në ardhje i Malishevës, Alban Krasniqi, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, të shoqëruar nga kandidatet për Kuvend Komunal kanë vizituar QKMF-në “Shpëtim Robaj” në Malishevë.
Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, nëpërmjet Kuvendit Komunal e kemi ngritu çështjen e blerjes së aparatit të mamografisë që nga viti 2013, kurse nga viti 2016 është ndarë edhe buxhet për blerjen e tij. Sot është lajm i mirë që kjo aparaturë jetike për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit është hyrë në funksion. Por, jo me kapacitet të plotë për mungesë të stafit.
Si Lëvizje, e kemi pjesë të programit tonë për Malishevën vënien në shërbim të plotë të shërbimeve të mamografisë. Po ashtu, ne i kemi kushtuar rëndësi të veçante shërbimeve shëndetësore gjinekologjike dhe do ti funksionalizojmë ato.
Fushatat sensibilizuese janë të rëndësishme sepse ato na mbrojtje nga kanceri i gjirit dhe na shpëtojnë jetën, ndaj duhet të shtohen edhe në Malishevë. Informacioni, kontrollet e rregullta janë thelbësore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat.
#BashkëQeverisim #përMalishevën #144AlbanKrasniqi #144LëvizjaVETËVENDOSJE #LVVMalishevë /TV Malisheva