Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajrush Hoti, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në kuadër të fushatës, Hoti po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.
Sontë Hoti ka vizituar fshatin Drenoc, me ç’rast para banorëve ka prezantuar programin e tij qeverisës për Malishevën.
Ja shkrimi i tij:
Drenoci si kurrë më parë vulos fitoren e LDK-së dhe Kryetarit në ardhje z.Bajrush Hoti.
Në një takim të përzemërt dhe pritje madhështore në Drenoc u prit Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti nga shumë qytetarë të Drenocit, të cilët i dhanë mbështetje dhe besim për fitoren e madhe të 17 Tetorit.
Kryetari në ardhje z.Bajrush Hoti, premtoj para banorëve të Drenocit se me të filluar punën si Kryetar i Komunës do të ndryshojnë gjërat për të mirë në qeverisjen e ardhshme katër vjeçare.
160 LDK
BAJRUSH HOTI
10 Hazir Krasniqi
16 Adile Hoxha /TV Malisheva