Cristiano Ronaldo befasoi të dashurën e tij, Georgina Rodriguez me një dhuratë shumë të shtrenjtë që e la atë pa fjalë.

Futbollisti portugez, që u kthye nga shënimi i një tjetër hat-trick për vendin e tij kundër Luksemburgut gjatë ndeshjeve për ndërkombëtaren, ishte në një humor të mirë, duke i bërë dhuratë Georgina-s një kuti stolish me vlerë mbi 120,000 euro.

Ronaldo i dhuroi Georginës një kuti me stoli prej 1,38 metrash të Louis Vuitton “Malle Vendome” që përmban një pasqyrë dhe tetë sirtarë që do të bëhen shtëpia e koleksionit të madh të artikujve luksoz të modeles së famshme spanjolle, shkruan mediumi spanjoll Marca.


“Unë jam pa fjalë, Cristiano”, shkroi ajo në një postim në Instagram me një imazh të kutisë së stolive.

Partnerja e Ronaldos do të jetë ylli i një emisioni të ri në Netflix, i cili së shpejti do të nisë në shërbimin e transmetimit.

 

Programi tregon disa klipe nga jeta e Rodriguez, duke përfshirë disa nga karriera e saj e modelimit dhe të tjera nga jeta e saj personale me Cristianon.

Shfaqja do të jetë një “portret i thellë emocional i gruas pas fotove”, si dhe do të jetë diçka që do të zbulojë të gjitha aspektet e jetës së saj, nga momentet më publike në ato më personale.

Çifti janë takuar që nga viti 2016, por ata ende nuk kanë lidhur kurorë, edhe pse Georgina duket e etur për idenë.

Gjatë trailer -it të shfaqjes së Netflix, ajo u pyet për një martesë të mundshme që do të vinte në të ardhmen.

“Nuk varet vetëm nga unë, shpresojmë”, tha Rodriguez në përgjigje. /TV Malisheva

 

 

 

Share.