Real Madrid konfirmoi sot se lojtari Eden Hazard, ka pësuar një frakturë të re të kyçit të këmbës.

Hazard, i cili humbi gati tre muaj të sezonit si pasojë e një frakture të lehtë të këmbës, u rikthye në lojë fundjavën e kaluar, por dje pësoi një tjetër lëndim në ndeshjen e kryesuar nga Levante.

Madridi ra dy pikë pas liderëve të Barcelonës në “La Liga”, me të cilët do të përballen të dielën e ardhshme, pas ndeshjes së fundit të Champions League me Manchester City që do të zhvillohet të mërkurën./TV Malisheva/

Share.