Përfaqësuesja e  Kosovës në basketboll ka vazhduar me fitore, duke mposhtur sonte Luksemburgun në udhëtim, 84:80.

Takimi vlente për parakualifikimet e Kupës së Botës 2023. Me dy fitore nga po aq ndeshje, djelmoshat tanë kryesojnë grupin B.

Basketbollistët tanë morën përkrahje të madhe nga tifozët shqiptarë të pranishëm në sallë.

Më i dalluari në kombëtaren tonë ishte Drilon Hajrizi me 25 pikë dhe Kastrati me 19 sosh. #BravoDjema/ TV Malisheva/

Share.