Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, viteve të fundit ka qenë mjaft e përkushtuar ndaj palestrës.
Kjo është vënë re dukshëm në bazë të disa postimeve që ka shpërndarë në rrjete sociale.
Bazuar në këtë, artistja shqiptare thotë se ka arritur të humbasë plot nëntë kilogramë.
“-9 kilogramë por sërish në dietë”, kanë qenë fjalët e një postimi që ka publikuar në InstaStory.
Biondja nga ana tjetër këtë vit ka qenë më pasive me projekte muzikore, ndërsa të fundit e solli në dhjetor të vitit që lamë pas.
E njëjta sivjet mungoi edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme. /TV Malisheva