Është zbuluar shkaku i vdekjes së Tawny Kitaen .

Kitaen, e njohur për rolet e saj në një numër videoklipesh të viteve ’80, vdiq më 7 maj.

Një zëdhënës i Departamentit të Sherifit të Orange County në Kaliforni konfirmoi për Fox News të mërkurën se shkaku i vdekjes së yllit ishte kardiomiopatia e zgjeruar. Mënyra e vdekjes ishte e natyrshme.

Ajo ishte 59 vjeçe kur vdiq në shtëpinë e saj në Newport Beach, Kaliforni. Vajzat e saj, Wynter dhe Raine, së pari konfirmuan vdekjen e nënës së tyre në maj në llogarinë e Tawny në Instagram.

“Dëshirojmë të ju falënderojmë të gjithë juve, fansat dhe miqtë që i keni dhuruar gjithmonë mbështetje dhe dashuri të tillë. I keni dhënë jetë çdo ditë”, thuhet në postim.

Aktorja amerikane ka qenë e pranishme edhe në një sërë filmash. Ajo u shfaq si e dashura e Tom Hanks në një film të vitit 1984 të quajtur “Bachelor Party”.

Ylli kishte një jetë të trazuar personale. Ajo u martua me këngëtarin e “Whitesnake”, David Coverdale në 1989, por çifti u divorcuan dy vjet më vonë.

E njëjta më pas u martua me Chuck Finley në 1997, me të cilin pati dy vajza. Martesa e tyre përfundoi në vitin 2002.

Sipas Variety, pati edhe disa përplasje me ligjin, duke përfshirë një akuzë për posedim kokaine në vitin 2006 dhe drejtimin e mjetit nën ndikim në vitin 2009. /TV Malisheva

Share.