Vaksinën antiCOVID-19 qytetarët e Kosovës do të mund ta marrin sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Vaksinimi antiCOVID-19 në shesh do të filloj në ora 10:00 për të vazhduar kështu deri në orën 17:30.

Për mundësinë e vaksinimit në shesh, e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, me ç’rast u është bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për vaksinim.

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se ditën e premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër COVID-19, mund të vaksinohen nga ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Ministria u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19. Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. MSh falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë”, u tha në njoftimin e MSh-së. /TV Malisheva

Share.