Qumështi i shafranit të Indisë, në gjuhën indiane – haldi doodh, është një nga pijet më të njohura për ngritjen e imunitetit, trajtimin e ftohjes, gripit, si dhe përdoret edhe për artritin dhe inflamacionin.
Pija, e cila quhet edhe “qumësht i artë”, është përdorur me shekuj në Azi për të luftuar shumë sëmundje, dhe sot ajo është një nga pijet më të njohura.
Shafrani i Indisë ka efekte antiinflamatore, antiseptike dhe antialergjike, si dhe ndihmon në problemet e frymëmarrjes, ndikon në humor dhe kujtesë. Ky qumësht rrit sistemin imunitar, ul presionin e gjakut, rregullon metabolizmin.
Shumë njerëz e përgatisin me qumësht, dhe ne ju zbulojmë një recetë të pazakontë me xhenxhefil dhe kanellë dhe qumësht kokosi ose bajame.
Për të përgatitur qumështin e artë, do t’ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:
1 filxhan qumësht kokosi (ose bajame),
1 shkop kanelle,
1 copë shafran i Indisë, i paqëruar dhe i prerë hollë ose 1/2 lugë çaji pluhur shafran i Indisë,
1 copë xhenxhefil të prerë hollë,
1 lugë çaji mjaltë,
1 lugë çaji vaj kokosi të virgjër,
1/4 lugë çaji piper i zi.
Përgatitja:
Rrihni të gjithë përbërësit me një gotë ujë dhe vendosini në një tas të vogël. Prisni të vlojë, më pas ulni temperaturën dhe gatuajeni butësisht për 10 minuta. Kullojeni në një filxhan dhe hidhni sipër kanellë pluhur përpara se ta shërbeni./TV Malisheva