Ajo është njëra prej këngëtareve shqiptare që ka bërë një transformim të madh në pamje dhe për këtë gjë po vazhdon të komentohet vazhdimisht.
Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Violeta Kukaj, e cila gjatë këtyre ditëve ka vënë më në pah ndryshimin drastik.
Krijuesja e hitit “Drenica ime” ka sjell disa fotografi të reja që kanë bërë të marrin reagime të shumta edhe nga fansat e publiku.
Këngëtarja, e cila tashmë ka kaluar të 50-tat, po mahnit me dukjen dhe elegancën që ka shfaqur në postimet e fundit.
Krahas ndërhyrjeve në fytyrë, ajo tani po kujdeset edhe për linjat trupore të cilat nuk ka dyshim se janë për t’u admiruar.
Sidoqoftë, Violeta gjatë kësaj periudhe është rikthyer me projekte të reja pas një pauze të gjatë që bëri.
E njëjta ka nisur edhe përgatitjet për xhirimet që rëndom bëhen në fundvit. /TV Malisheva