Qytetarja Merita Hoxha-Maksuti ditën e djeshme ka bërë një rrëfim personal në rrjete sociale, i cili tashmë është shpërndarë gjithandej.
E njëjta më tej shtoi se Ambasada e Austrisë në Shkup përfundimisht ia ka pamundësuar bashkimin me vajzën e saj Majën, për të cilën shprehet se është duke i kaluar momentet më të vështira të jetës, pasi ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Lidhur me këtë reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale përfshirë këtu edhe disa nga fytyrat publike.
Vesa Luma, Eliza Hoxha, Diellza Kolgeci, Edona Reshitaj – janë vetëm disa prej personazheve që kanë shprehur mllefin përmes postimeve në rrjete sociale.
“Si thikë në zemër ky mesazh. Kjo përballje me realitetin e hidhur. Shumë të fortë jemi nëpër çka duhet të kalojmë për të ‘mbijetuar’ e jo të jetojmë. Me mendje te mami i vajzës, e uroj që të bashkohet sa më shpejt me vajzën e cila e vetme po përballet me sëmundjen”.
“E dhimbshme me pa sa sa shkilen të drejtat njerëzore të qytetarëve të Kosovës si brenda ne ashtu edhe jashtë Kosovës. Në Komisionin për të drejtat e njeriut do ta ngrisë këtë çështje dhe të shohim se si mund ta ndihmojmë këtë proces e këtë zonjë. Edhe vet dikur e kam përjetuar tmerrin në Ambasadën e Austrisë në Shkup kur po aplikoja për vizë studentore për doktoraturë para sa viteve. Asgjë nuk paska ndryshuar që atëherë”.
“O Zot, cfare shteti kemi qe nje nane ne kete gjendje duhet me u malltretu keshtu, asgje nuk po kerkon vec nje vize per me qene afer cikes, ajo ka nevoje per nanen e saj me ja lehtesua dhimbjen. Lus krejt shoket, shoqet qe i kam ne FB, ata qe kane fuqi me i ndihmua, mos me hesht por me bo dicka qe me ja siguru 1 vize, vec VIZE po kerkon o njerez. Tytsha shtetin kur ende vazhdojme neper Maqedonia me shku me 10000 dokumenta me i lut me na dhan 1 vize per me i vizitu femijet tan..”.
“Uroj qe sa me shpejte te bashkohet nana me femijen e saj. E drejta me legjitime e mundshme njerezore. Nuk e di çfare arsye duhet te jene per te mohuar nje bashkim te tille, e aq me shume ne rastin e femijes se semure. Nuk kam fjale”. /TV Malisheva