Artistja e njohur nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, duket se po planifikon për një largim nga muzika.
Këngëtarja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz vetëm në Instagram, bën me dije se do të realizojë një këngë të fundit dhe se me këtë do të mbyllë karrierën shumëvjeçare.
Ajo thotë se do të jetë shumë e vështirë për të, marrë parasysh që prej vitesh ka qenë e pranishme në estradën shqiptare.
“Po sikur të iu them që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq dhe të vështirë për mua”, kanë qenë fjalët e Shkurtës.
Rikthimi me një projekt të ri po vjen pas thuajse pesë vitesh, me prurjen e fundit dedikuar bashkëshortit të saj, Ermal Hoxhës.
“Gjysma ime” u lansua saktësisht më 14 dhjetor të vitit 2016, në momentin kur Hoxha ndodhej në burg.
Rezarta theksojmë që tash e një kohë të gjatë i është përkushtuar biznesit të saj si fotografe për fëmijë. /TV Malisheva