Gjatë këtyre ditëve në Turqi është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve, “Best Of Rumeli Odulleri”, që njëherësh përzgjedh artistët më të mirë në Ballkan.

Evenimenti, i organizuar nga Federata e Shoqatave Ballkanike Rumeli nën sponsorizimin e Demiroren Media Group, ka vlerësuar edhe një artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për yllin nga Maqedonia, Big Mama, e cila është shpërblyer me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare”.

Gjithashtu, janë shpërndarë edhe çmime të tjera në kategori të ndryshme duke nderuar gazetarët, producentët, aktorët, shkrimtarët e po ashtu edhe ata të fushës së modës.

Lista me fituesit e plotë të kësaj ceremonie:

Artisti më i mirë – Muammer Ketencioglu

Artisti më i mirë rumelian – Rumeli Dogan

Producenti më i mirë në një radio – Hopsa Ayhan

Transmetuesi më i mirë i Radios Kombëtare – Emre Mutlu

Aktorja më e mirë – Demet Evgar

Aktori më i mirë – Can Nergis

Gazetari më i mirë – Yalçin Bayar

Artistja më e mirë femër – Gulçin Ergu

Artisti më i mirë mashkull – Ozgun Ugurlu

Shkrimtari më i mirë – Alev Alatli

Basketbollisti më i mirë – Melih Mahmutoglu

Kreatorja më e mirë – Perihan Aki

Filmi më i mirë – Annemin Yarasi

Skenaristi më i mirë – Gani Mujde

Artistja më e mirë maqedone – Elena Ristevska

Artistja më e mirë boshnja – Hanka Paldum

Artistja më e mirë shqiptare – Big Mama. /TV Malisheva

 

 

 

Share.