Një mijë persona që po qëndronin në një hotel në Tenerife, janë karantinuar pasi një mysafirë italian bëri testin dhe u vërtetua që ishte sëmurë me coronavirus.

Autoritetet shëndetësore në ishujt Kanarie urdhëruan mbylljen e hotelit H10 Costa Adeje Palace në jug të Tenerife, të hënën pasi Spanja priste prova përfundimtare të rastit të tretë të virusit. Edhe pse nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar por u pa që hoteli ishte karantinuar dhe policia po qëndron duke mos e lënë asnjë nga të ftuarit të largohen nga kompleksi.

Një pushues në këtë hotel tha se jemi mbyllur në dhomat e tyre dhe siç mund ta shohin jashtë hotelit janë shumë policë dhe rreth 50 punonjës të hotelit, ndërsa shtoi se u është kërkuar që gjithë vizitorët të qëndrojnë në dhomat e tyre.

Spanja ka dy raste të konfirmuara të koronavirusit – një në ishullin e largët Kanarinë të La Gomera dhe n jë tjetër në ishullin Balearik të Mallorca

Share.