Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus.

Një shtetas jo kosovar, 69-vjeç i cili ka qëndruar në Itali.

Dy shtetas të tjerë janë kosovarë, njëri 25-vjeç dhe tjetri 23-vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Sipas QKUK-së, atyre u janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.

Klinika Infektive thotë se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara

Share.