Ylli i realitetit po lufton sërish për koronavirusin dhe kësaj here pozitive është edhe vajza e saj trevjeçare Tru.
“Doja t’ju njoftoja se unë dhe Tru jemi pozitivë me koronavirus. Më është dashur të anuloj disa angazhime dhe më vjen keq që nuk po arrij dot të planifikoj”, ka shkruar 37-vjeçarja në Twitter.
Khloe Kardashian theksoi se ajo ishte “fatmirësisht e vaksinuar kundër një sëmundjeje vdekjeprurëse”, kështu që nuk duhet të shqetësohet për simptoma të rënda apo shtrimin në spital.
“Çdo gjë do të rregullohet. Do të jemi në karantinë dhe do të ndjekim udhëzimet aktuale”, ka shkruar Kardashian, e cila u prek për herë të parë me koronavirus në mars 2020.
“Unë vuaj nga migrena, por kjo është dhimbja më e çmendur e kokës. Nuk do të thosha se ishte thjesht një migrenë. Gjoksi më digjej sa herë që kollitem”, përshkroi ajo simptomat e asaj kohe, duke shtuar se kishte të vjella dhe temperaturë./TV Malisheva