Tre lëkundjet e forta të tërmetit që tronditën rrethin e Bulqizës së Shqipërisë, ku epiqendra ishte në Zerqan me magnitudë 5 ballë, ka bërë që shumë shtëpi të dëmtohen.

Në njësitë administrative Shupenzë, Zerqan, Fushë Bulqizë, Ostren dhe Trebisht numërohen 100 shtëpi të dëmtuara .

Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu u shpreh se kanë qenë në kontakt me të gjitha njësitë administrative, dhe se dëmet janë të rënda në disa banesa./TV  Malisheva

Share.