Ministria e Shëndetësisë është duke e shqyrtuar mundësinë e aplikimit të vaksinave kundër COVID për të gjithë fëmijët e moshave 12 vjeç e tutje. Ndërsa ekspertët shëndetësorë kërkojnë që Kosova të nis sa më parë imunizimin edhe të kësaj kategorie me qëllim që të zvogëlohet mundësia e përhapjes së varianteve të reja në Kosovë.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se tashmë në Kosovë aplikimi i vaksinës antiCOVID po bëhet vetëm te fëmijët e moshave prej 12 vjeç, që kanë sëmundje apo imunitet të komprometuar.
Ndërsa, shtoi se Komiteti i Vaksinimit në ditët në vijim do të marrë një vendim për vaksinimin në masë të këtyre moshave.
“Vendimi i Komitetit për imunizim ka qenë që prej moshës 12 vjeç deri në 16 sipas indikacione të vaksinohen nga mosha 16 vjeç të gjithë kanë mundur të vaksinohen dhe unë prapë i bëjë thirrje që ta shfrytëzojnë të drejtën sepse është arma e vetme për luftën kundër COVID-19. Edhe tashmë ekziston mundësia e vaksinimi nga mosha 12 vjeç por të dhënat shkencore që japin DSD, SHBA, BE që flasin për vaksinim në masë edhe të kësaj moshe janë në shqyrtim nga Komiteti i Vaksinimit. Në ditët në vazhdim do ketë shqyrtim dhe vendim nga ana e Komitetit”, theksoi ai.
E specialistja e mjekësisë familjare, Aurora Dollenberg thotë se Kosova është vonuar për vaksinimin e moshave shkollore, sidomos tani kur edhe ka nis procesi mësimor.
Prandaj, ajo e sheh tejet të nevojshme që sa më parë edhe fëmijët nga mosha 12 vjeç e tutje të imunizohen.
“Patjetër që edhe fëmijët e moshave shkollore në Kosovës pavarësisht situatës stabile që po tregon Kosova momentalisht duhet të vaksinohen se viti shkollor është akoma i gjatë dhe probabilitetit që infeksionet e reja përmes variantit Delta dhe varianteve të tjera të COVID-19 të përhapen në mënyrë të rrufeshme. Madje nga shkolla në shkollë është shumë e lartë, kështu që edhe pse jemi akoma pak me vonesë si shtet për vaksinimin e fëmijëve përsëri jeni akoma në kohë për Kosovën që të fillojë masivisht vaksinimin me Pfizer tek fëmijët mbi 12 vjeç”, tha ajo.
Dollenberg e cila është edhe kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë thotë se fëmijët e moshave 12 vjeç e tutje duhet të vaksinohen me Pfizer dhe se kjo vaksinë nuk ka treguar efekte negative deri tani tek këto mosha.
“BioNtech i Pfizer-it ka vërtetuar tek miliona fëmijë që janë vaksinuar me këtë vaksinë në këtë vaksinë me gjithë botën se është e tolerueshme dhe fëmijët nuk kanë treguar asnjë efekt anësor. Pra, fëmijët mbi moshën 12 vjeç prej 6 muajsh e kanë marr dritën jeshile që të vaksinohen me këtë vaksinë e cila me sa duket është shumë e sigurt dhe me efikasitet të lartë se rrit trupat mbrojtës tek fëmijët duke mbrojtur jetën e fëmijëve edhe nga komplikacionet vdekjeprurës sidomos të varianteve të reja që mund ta themi si mjekë që edhe Kosova duhet ta japvaksinën e BioNtech tek moshat shkollore”, u shpreh Dollenberg.
Edhe pediatri Ramush Bejiqi i bashkohet thirrjes që Kosova të nis vaksinimin e fëmijëve.
Ai thotë se dozat e vaksinimit duhet të jepen konform peshës trupore dhe moshës së fëmijëve.
“Mendoj se edhe kjo kategori e popullatës duhet të vaksinohet, Kosova duhet të ndjek në trend shtetet që kanë filluar vaksinimin….Mendoj që kjo është një popullatë e re e shendosh dhe më së paku e prekur me sëmundjet që takojnë shëndetin edhe pse jo edhe Kosova të mos ndjek rrugën e SHBA, shteteve të zhvilluara perëndimore që kanë vaksinimin për shkak se vaksina është treguar mjeti më i mirë dhe më i suksesshëm në zhdukjen e pandemisë. Duhet të jemi të kujdesshëm siç ne i dozojmë medikamentet për fëmijët dozat për fëmijë janë ndryshe ashtu edhe vaksinimi për fëmijë të adaptohet grup-moshës dhe peshës, është shumë e rëndësishme të flasim tashmë në këtë kohë për peshë trupore. Prandaj, adaptimit i Pfizer fillimisht është e vetmja vaksinë e licencuar për vaksinimin e popullatës fëmijërore, po ashtu ne duhet të ndjekim rrugët dhe dozat e vaksinimit konform peshës trupore dhe moshës së fëmijëve”, theksoi ai.
Bejiqi thotë se vaksinimi antiCOVID nuk ka efekte anësore përveç se rrit imunitetin e fëmijëve karshi pandemisë.
“Nuk besoj që vaksina kundër virusit COVID-19 do ketë efekte anësore më shumë se sa që kemi pasur tek të rriturit por mendoj se anët pozitive janë shumë të mëdha… mendoj se do e rris imunitetin shumë dhe mendoj se kjo është rruga për ta menaxhuar më së miri komplet pandeminë në Kosovë ne e kemi parë që prej COVID-19 nuk janë fëmijët e eliminuar”, tha ai.
Vaksinat Pfizer tashmë janë të autorizuara për këdo që është 12 vjeç e lartë./TV Malisheva