Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
MSh thekson se duke u bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.
“Në total numri i rasteve aktive është 439”, thuhet në njofitm./TV Malisheva