Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka treguar se 67 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Nga ta, 33 janë në oksigjenoterapi dhe 3 në kujdes intensiv./TV Malisheva

Njoftimi i plotë iu ShSKUK-së:

COVID-19: 67 pacientë në trajtim spitalor

67 pacientë janë duke marrë trajtim spitalor në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 33 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spital i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Share.