Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunë në familje që ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Fushë Kosovë, transmeton TV Malisheva.

Sipas raportit të policisë, thuhet se ankuesja femër nga Kosova ka raportuar se e dyshuara femër nga Kosova (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Share.