Feronikeli e nisi me fitore sezonin e ri të Superligës edhe pse lojtarët e tyre kishin shumë pak kohë të pushonin pas angazhimit në garat evropiane.

Kampionët në fuqi mposhtën rivalin lokal, Drenica me rezultat 4-1.

Golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar, Kastriot Rexha, realizoi dy gola në këtë ndeshje, duke e konfirmuar se kundërshtarët, do të kenë punë të vështirë me të edhe për një sezon tjetër.

Foto: Kastriot Rexha duke realizuar golin e dytë në duel me FC Dritën (Pamje/Albert Sinani)
Rexha në një prononcim për Indeksonline ka thënë se do të vazhdoj të jap maksimumin për të përsëritur sukseset e sezonit të kaluar.

“Po ne kemi filluar mirë pasi kemi filluar me fitore dhe jemi duke treguar lojë të mirë, forma shpresoj të vij dalë nga dalë sikur në edicionin që kaloj“, ka thënë Kastriot Rexha.

“Unë do të jap maksimumin që me skuadrën të arrijmë atë që kemi arritur vitin që kaloj, do të mundohem edhe në aspektin personal të bëjë më të mirën e mundshme që të ndihmoj skuadrën sa më shumë“, vazhdoi ‘Këpuca e Artë’ e Superligës.

Rexha ka folur edhe për ndeshjen historike kundër Milanit, ku për kundërshtarë ka pasur njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë, Alesio Romangoli.

“Ndeshja me Milanin ka qenë një ndeshje shumë interesante për ne, dihet një kundërshtar i nivelit tjetër mirëpo për ne ka qenë një kënaqësi e madhe takimi me ta edhe pse nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh të skuadra jonë ndeshja kundër tyre“, ka përfunduar Kastriot Rexha.

Share.