Një përleshje ndërmjet disa personave në afërsi të gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, për motive ende të panjohura, ka përfunduar me dy të plagosur.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 11:30.

“Me këtë rast është përdorur një mjet i mprehtë (thikë). Dy persona janë të lënduar, njëri prej tyre është transferuar në spitalin rajonal “Isa Grezda”, tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor”, ka thënë Gjurkaj.

Policia ka arrestuar njërin nga tre personat e dyshuar të përfshirë në incident./TV Malisheva

Share.