Ish deputeti Haxhi Shala tashmë nuk është më pjesë e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), madje gjatë ditës së sotme u zyrtarizua kalimin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Lajmin e bëri të ditur kandidati për të parin e Malishevës nga PDK, Isni Kilaj.
Por nga AAK dega në Malishevë përveq ish deputetit janë larguar edhe dy anëtarë të tjerë nga kjo parti: Shukrije Bytyqi dhe Luan Kryeziu, ku këta dhanë dorëheqje për të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, raporton TV Malisheva.