Si vend kandidat për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut tashmë ka futur legjislacionin evropian për ndryshimet klimatike në legjislacionin e saj kombëtar, duke mbështetur Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, tha sot presidenti Stevo Pendarovski.

“Ne kemi rënë dakord të kontribuojmë për ta bërë Evropën kontinentin e parë që arrin neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050,” tha ai në seancën plenare të Samitit Botëror të Liderëve për Ndryshimet Klimatike COP26 në Glasgou.

Pendarovski tha se Maqedonia Veriore, edhe pse është shtet i vogël evropian, ka ambicie të mëdha klimatike.

“Qëllimi ynë ambicioz për 2030 është të reduktojmë emetimet e gazeve serrë me 51 për qind, krahasuar me nivelin e 1990 ose 82 për qind emetimet neto në krahasim me vitin aktual, që është pika e fillimit. Ne kemi hartuar 63 politika dhe masa zbutëse dhe kanë të bëjnë me 15 synime për zhvillim të qëndrueshëm”, tha ai./TV Malisheva

Share.