Pas gjashtë vitesh ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre, Gigi Hadid dhe Zayn Malik thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes.
Sipas dokumenteve nga ELLE, ish-ylli i “One Direction” nuk kundërshtoi akuzat për ngacmim kundër Gigit dhe Yolandas më 28 tetor 2021. Ish-çifti kanë reaguar mbi lajmet, por tani, detaje të reja thonë se kishin një ‘marrëdhënie toksike’.
Sipas People , një mik i Zayn tha, “ishte një marrëdhënie super toksike”. Burimi më vonë pohoi se ndërsa marrëdhënia e çiftit është në krizë, ata po bashkëpunojnë për vajzën e tyre njëvjeçare, Khai.
Një mik i familjes së Gigi thuhet se i tha People, “Zayn ka një personalitet të komplikuar. Ka qenë e vështirë ndonjëherë për Gigin të jetojë me të”. Miku i familjes shtoi: “Ata të dy janë prindër të mirë, megjithatë”.
Duke folur për përfshirjen e Yolandës, miku i familjes vazhdoi: “Yolanda, sigurisht, është shumë mbrojtëse ndaj Gigi. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo ka pasur disa probleme me Zayn. Ajo mendon se ai mund ta trajtonte Gigin më mirë. Kjo po krijon konflikte mes Yolandës dhe Zaynit”.
Një tjetër burim thuhet se i tha US se “është shumë më mirë që ata janë ndarë. Gigi dhe Zayn kishin një marrëdhënie të tmerrshme”.
Modelja 26-vjeçare thuhet se është “shumë e shqetësuar për situatën që ka ndodhur”. /TV Malisheva