“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë neve. Bizneset prej sot mund të funksionojnë më mirë e më lirë. Deri tash ka humbur ‘Trepça’ dhe ka fituar një privat dhe tash po e korrigjojmë një dëm të para 7 viteve”, këto komente i bëri kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti sot në Mitrovicë, gjatë ceremonisë së rifunksionalizimit të terminalit doganor në kompleksin e Trepçës.

Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu tha se “Jam shumë i lumtur që Qeveria e Kosovës ka kontribuuar për një proces shumë te rëndësishëm si për ekonominë ashtu edhe në shumë fusha tjera“./TV Malisheva

Share.