Si rrjedhojë e hetimeve të vazhdueshme në kërkim të dy personave të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë, më 30 tetor 2021, në Mitrovicën e Jugut, sot njëri nga të dyshuarit A. Z., (23), shtetas i Kosovës është vetëdorëzuar.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit A. Z., me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetimet në kërkim të të dyshuarit tjetër L. B., 21-vjeç janë duke vazhduar.
Ndryshe, më 30 tetor 2021, policia në Mitrovicë, ka pranuar informacion se në rrugën ‘Artim Jashari’ pas një zënke-mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht A. M. (25), lëndimet dyshohet t’i jenë shkaktuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj.
Personi i lënduar është transportuar në QKUK, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë./TV Malisheva