Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B.M., për shkak të dyshimit se më 16.08.2021, rreth orës 00:05, në bashkëkryerje me të pandehurin tjetër T.M., tentojnë ta privojnë nga jeta personin me inicialet D.E.
Në komunikatë thuhet se B.M. dhe T.M., në shenjë hakmarrjeje për një rast të mëhershëm, kanë sulmuar fizikisht D.E. derisa po ecte në rrugë, duke e goditur me çekan në kraharor dhe kokë, dhe nga prapa e godasin disa herë me revole në kokë dhe pasi i vërejnë kalimtarët e rastit ikin nga vendi i ngjarjes.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
T.M., ende gjendet në arrati dhe për të njëjtin gjykata ka lëshuar urdhër arrest.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./TV Malisheva