Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit një persona ka humbure jetën dhe 21 të tjerë janë prekur nga sëmundje infektive nga 1.893 testime.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.
Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.
Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
/TV Malisheva