Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Lubizhdë të Malishevës, që është vendlindja e kandidatit të kësaj partie për Malishevën.
Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë se qytetarët e Malishevës kanë vendosur që të ndryshojnë për mbarë qeverisjen lokale, duke i besuar kështu siç thotë ai vizionit të Isni Kilajt.
“Qeverisja e re në Malishevë do të jetë transparente, llogaridhënëse dhe zhvillimore, për këtë komunë që i ka dhënë shumë Kosovës dhe që meriton një udhëheqje dinjitoze”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Sonte në Lubizhdë të Malishevës, në vendlindjen e kryetarit në ardhje, Isni Kilaj, për të bashkëbiseduar me aktivistë e mbështetës të shumtë për fitoren e 14 nëntorit, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malishevës, pa dallim.
Në një atmosferë mobilizuese për raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët e Malishevës kanë vendosur të ndryshojnë për mbarë qeverisjen lokale, duke i besuar vizionit të kryetarit Isni Kilaj.
Qeverisja e re në Malishevë do të jetë transparente, llogaridhënëse dhe zhvillimore, për këtë komunë që i ka dhënë shumë Kosovës dhe që meriton një udhëheqje dinjitoze./TV Malisheva