Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të parin e Malishevës, Isni Kilaj ka vizituar sot fshatin Lubizhdë të kësaj komune, raporton TV Malisheva.

Në kuadër të kësaj vizite, së bashku me Kilajn ishin edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefi i Grupit Parlamentar i kësaj partie, Abelard Tahiri.

Kilaj në një postim në Facebook ka falenderuar bashkëvendasit e tij për mbështetjen që po ia ofrojnë.

Postimi i plotë:

Respekt përjetësisht gjithë ju bashkëvendas, për mbështetjen tuaj të përhershme!

Falenderojë edhe kryetarin e PDK-së z.Memli Krasniqin dhe shefin e Grupit Parlamentar z. Abelard Tahirin! Për mbështetjen e fuqishme për Malishevën e Bashkuar!

Faleminderit Lumishta ime💙!

#IsniKilaj

Share.