Hiba Abouk, gruaja e yllit të PSG-së, Achraf Hakimi, ka reaguar ashpër pasi u pyet në një intervistë për “El Mundo” spanjolle se çfarë mendon për veshjen e burkës.

Nuk është hera e parë që Hiba merr një pyetje të ngjashme, por padyshim gruaja e futbollistit të PSG-së është lodhur duke iu përgjigjur një pyetjeje që nuk e shqetëson dhe për këtë arsye aktorja spanjolle me origjinë libiane e akuzoi gazetarin për racizëm.

“Ti më pyet se je racist. Secili ka problemet e veta, unë nuk ndërhyj aty ku nuk kam nevojë. Çfarë lidhje kam unë? Pse duhet të më pyesësh për burkën? Sepse unë quhem Hiba Abouk? Ti nuk po pyet Clara Lago, ti je unë. Dhe unë jam një spanjolle si ajo. Është gjithmonë kështu. Është racizëm, sepse nuk do t’ia bëni këtë pyetje një aktoreje tjetër, me siguri. Ju po më pyesni mua sepse kam një emër me origjinë arabe”, tha gruaja e Hakimit.

Kujtojmë, futbollisti maroken, Achraf Hakimi u transferua nga Interi te PSG këtë verë për 71 milionë euro.

Hakimi dhe Abouk u martuan dhe patën një djalë në vitin 2020, Amin dhe marokeni konsiderohet një futbollist shumë i devotshëm./TV Malisheva

Share.