Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, është mjaft aktive dhe tashmë numëron fansa të shumtë në rrjete sociale.

Ajo së fundmi ka bërë një kuiz me fansat për të parë se sa dinë rreth saj dhe bashkëshortit të saj, Ermal Hoxhës.

Pyetjen e parë të cilën e parashtroi kishte të bënte me mënyrën se si është njohur me partnerin.

“Na prezantoj Rina, mikja jonë e përbashkët”, “Më shkruajti në Facebook”, “Aksident me makinë” – kanë qenë opsionet që ka vënë teksa e saktë është kjo e fundit.

Rezarta e kishte theksuar edhe më parë se me Hoxhën u njoh pas një incidenti me makinë.

Në një pyetje tjetër drejtuar fansave në atë se ‘sa vite diferencë kanë bashkë’, dhjetë ka qenë përgjigja e saktë.

Të njëjtit u martuan gjatë këtij viti pas një kohe të gjatë, gjersa kanë bashkë edhe një vajzë.

Shkurta ditë më parë paralajmëroi edhe këngën e fundit për të përmbyllur karrierën muzikore. /TV Malisheva

 

 

 

Share.