Rita Ora është këngëtarja e parë shqiptare, e cila krijoi një njohje ndërkombëtare në muzikë.
Bëhet fjalë për këngën “Shine Ya Light”, të cilën ajo ia dedikoi vendit të saj, duke i treguar botës pamje nga shteti më i ri i Ballkanit.
Të enjten janë bërë nëntë vite që kur kjo këngë është publikuar, gjersa një rikujtim nga vet këngëtarja Ora nuk mungoi.
Rita publikoi në InstaStory disa pamje nga klipi i xhiruar në Kosovë, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen ‘Shine Ya Light’”.
Tutje, këngëtarja e lindur në Prishtinë ka shkruar në mbishkrimin e videos së radhës: “E lumtur ta xhiroja këtë video neve”.
Rita është treguar gjithmonë krenare për rrënjët e saj, duke cekur me krenari që prindërit e saj janë shqiptarë dhe se ajo është rritur në një kulturë shqiptare, ani pse ka jetuar në Londër. /TV Malisheva