Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, mbrëmë nëpërmjet rrjetin social Facebook, bëri të ditur se ka shumicë të re.
“Një e ardhme e re po vjen, kohë e re dhe shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen së bashku do ia dalim. Kemi shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski.
Ndërkohë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se për zhvillimet aktuale janë në kontakt dhe në koordinim me partnerët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti ka thënë se gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit janë duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intensiv më të gjitha palët./TV Malisheva
Ky është statusi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, NATOnë, BEnë, Republikën e Kosovës dhe gjuhën shqipe.
Gjithashtu, për zhvillimet aktuale jam në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian.
Nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori.
Kam shumë telefonata, porosi dhe përkrahje nga të gjitha anët, ju faleminderit dhe në pamundësi të ju përgjigjem të gjithëve, ju them që bashkë do t’ia dalim.
Për të gjitha zhvillimet do të njoftoheni paraprakisht.
Bashkë përgjithmonë dhe në çdo përballje 🤝