Dhuna në familjet në Kosovë është bërë përditshmëri. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës familjare.

Në katër raste dhuna del të jetë mes çiftit, ndërsa viktima si zakonisht gruaja.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës për dhunën në familje:

Fushë Kosovë 31.10.2021 – 08:00. Më 05.11.2021 është paraqitur në polici viktima femër me shtetësi të Kosovës dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari shtetësi të Kosovës . I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 05.11.2021-15:30 . Viktima femër shtetësi të Kosovës , ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull shtetësi të Kosovës .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Prishtinë 05.11.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetësi të Kosovës pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetësi të Kosovës . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 05.11.2021-19:55. Viktima mashkull shtetësi të Kosovës ,ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull shtetësi të Kosovës . I dyshuari gjendet në arrati.

Rahovec 05.11.2021 – 09:00. Viktima femër shtetësi të Kosovës , ka njoftuar policinë se është kanosur dhe fyer vazhdimisht nga kunata e saj e dyshuara shtetësi të Kosovës që ka probleme psikike. E dyshuara në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë.

Gjakovë 05.11.2021 – 14:00. Viktima femër shtetësi të Kosovës ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari shtetësi të Kosovës i cili është në terapi për depresion. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /TV Malisheva

Share.