Ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, Gili është mjaft aktive në rrjetet sociale duke u qëndruar afër fansave me imazhe të ndryshme nga përditshmëria.
Por, këngëtarja e mirënjohur, Gili, ka befasuar me imazhet që ka publikuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo u paraqit me një ndryshim në pamje, flokë të gjata bionde dhe grim më të theksuar duke i dhënë kështu një dukje rinore, e cila mori shumë vëmendje.
Këngëtarja 55-vjeçare dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive, ndërsa të shumta ishin edhe komentet e fansave dhe miqve të saj që u befasuan dhe komplimentuan për këtë ndryshim.
Gili nuk ka dhënë detaje nëse ky ndryshim është për përgatitjen e ndonjë kënge të re, por kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim.
Ndërsa, kujtojmë që projektet e fundit të këngëtares erdhën në prag të festave të fundviti 2020. /TV Malisheva