Të pavaksinuarit rrezikojnë të mos lejohen në mjedise publike. Paralajmërimi vjen nga kryeministri Rama i cili bën apel për vaksinim një orë e më parë.

Kryeministri Edi Rama apelon për vaksinim të të gjithë të pavaksinuarve, përndryshe do të ketë kufizime deri në moslejimin në ambiente publike.

“Të pavaksinuarit të vaksinohen një orë e më parë për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësive të aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë”, shkruan kryeministri në një postim në Facebook.

Kryeministri rikujton përmes pamjeve periudhën e karantinës dhe thotë se e vetmja zgjidhje për të shmangur këtë është vaksinimi.

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur më herët për mundësinë e vendosjes së certifikatës së vaksinimit si kusht për marrjen e shërbimeve apo frekuentimit të mjediseve publike.

Në Shqipëri infektimet po rriten ditë pas dite. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 661 të prekur nga Covid 19 dhe 4 viktima./TV Malisheva

Share.