49 pacientë janë në trajtim mjekësor nga Covid-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. 16 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 33 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID.
15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensive në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë,30 pacientë, postCOVID
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
/TV Malisheva