Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë shërbime të reja mjekësore për pacientët.

Mjekët kirurgë aty kanë filluar të aplikojnë procedurën e Sleeve Gastrectomia (Kirurgjia e Ngushtimit të Stomakut).

Në njoftim thuhet se kjo ndërhyrje kirurgjike kryhet në mënyrë laparaskopike dhe mundëson humbjen e peshës së tepërt, duke ulur ndjeshëm rreziqet shëndetësore që mund të shkaktojë mbipesha trupore./TV Malisheva

Share.