Reperja me prejardhje shqiptare, Loredana Zefi, këto ditë është duke qëndruar në Kosovë.
Derisa gjatë ditës së djeshme (e diel) kanë qenë duke xhiruar në Ferizaj, duket se këto xhirime nuk përfunduan siç duhet pasi u ndërprenë nga Policia e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga vet reperi përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory.
“Na kanë dënuar policia, unë vetëm e përshëndeta Visarin dhe djemtë që e përfunduan videoklipin dhe na dënuan, çfarë të bëjmë”, referuar një bashkëpunëtori të tyre.
Faqja ‘hiphopshqip.info’, që në Instagram numëron mbi 22 mijë njerëz, ka publikuar disa video nga momenti kur saktësisht ndodhi ngjarja.
“Don Xhonit i ndalohet xhirimi aty ku kishte planifikuar me urdhër të Policisë detyrohet që së bashku ta lirojnë hapësirën që kishin bllokuar”, thuhet në përshkrimin e bërë.
Loredana në anën tjetër nuk ka bërë ndonjë reagim akoma lidhur me rastin. /TV Malisheva