Dua Lipa është një prej këngëtareve më të suksesshme në botë aktualisht dhe është çdo herë në fokus të mediave botërore.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po shënon suksese të njëpasnjëshme me projektet e saj muzikore, por ajo arrin të jetë në qendër të vëmendjes edhe me diçka tjetër.

Bëhet fjalë për stilin e saj të veçantë të veshjes, ndaj të cilit askush nuk mund të qëndrojë indiferent.

Edhe në disa imazhe që ka sjell për miliona fansa në Instagram, 26-vjecarja ka ekspozuar stilin e saj unik, teksa theksoi edhe linjat atraktive të trupit.

Dua u pa e veshur me një palë pantallona klasik ngjyrë kafe me vija të bardha, të cilët i kombinoi me një bluzë të shkurtër ngjyrë portokalli nën së cilën kishte veshur sytjena të gjelbër.

Fotot e saj morën mijëra komente e mbi dy milionë komente nga ana e fansave të saj.

Ndryshe, Dua aktualisht po shijon suksesin e këngës “Cold Heart” që solli në bashkëpunim me artistin britanik, Elton John./TV Malisheva

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Share.