Artistja shqiptare, Fjolla Morina, e ka dëshmuar se është një nënë tejet e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj.

Këngëtarja, e cila jeton prej vitesh e vetme me fëmijët, vazhdon të shfaq publikisht dashurinë ndaj tyre.

Ajo së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja ku shfaqet me vajzën e vogël, Alayah.

Këto imazhe të 35-vjeçares duket të jenë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubai.

“Në fund të botës me gjithë botën time”, ka shkruar ajo referuar të bijës.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Nuk dihet nëse Morina është duke kaluar ca kohë në Dubai, apo nëse këto janë bërë më herët.

Sidoqoftë, ajo këtë kohë pas lirimit nga paraburgimi ka qenë duke u komentuar për një ndarje me të dashurin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla. /TV Malisheva

 

Share.