Në 24 orët e fundit në Kosovë tetë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur si shkak i infektimit me koronavirus.
Njoftimi i plotë:
08 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNga 999 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 462.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
/TV Malisheva