Leonora Jakupi prej vitesh konsiderohet si një prej artisteve më të kompletuara në estradën shqiptare.

Por, krahas karrierës, këngëtarja nga Drenica komentohet edhe për jetën e saj private, dhe në fokus janë çdo herë edhe postimet që ajo bën në rrjetet sociale.

Dhe ndryshe nga herët e tjera, Leonora sot (e hënë), ka bërë disa postime për personin më të veçantë për të, nënën e saj.

Këngëtarja ka uruar nënë për ditëlindjen duke zgjedh disa fotografi ku shihet në përqafim të saj, sipër të cilave ia dedikoi edhe disa fjalë të ëmbla.

“Dashuri pa kusht, engjëlli im, ti që çdo ditë ma bën më të bukur, me ty që me përcolle çdo hap të jetës, jetofsh gjatë zemra ime, urime ditëlindjen jeta dhe shpirti im”, ka shkruar Leonora, duke shoqëruar me nga një foto të ndryshme secilin urim.

Ndërkohë, kujtojmë që Leonora është në përgatitje të një projekt të ri muzikor, për të cilin ende nuk ka dhënë detaje të hollësishme. /TV Malisheva

Share.